Për të qenë të lumtur e të përmbushur duhet të përpiqemi të rrethohemi nga njerëzit me të cilët ndihemi mirë, të ndërtojmë marrëdhënie cilësore dhe të dimë të përfitojmë nga momentet e bukura që na dhuron edhe një ditë e zakonshme, si dhe rastësia. Përditshmëria luan një rol kyç për një mirëqenie shpirtërore e cila përmes disa ritualeve e sjelljeve të thjeshta mund të na ndihmojë në arritjen e një jete me doza gëzimi e lumturie.
Lëvizja
Të ecim çdo ditë, të praktikojmë një sport, të ecim e të shijojmë natyrën, të kujdesesh për lulet a kopështin e shtëpisë...Janë të gjitha momente të vogla që stimulojnë dopaminën, natyralisht dhe në mënyrë të shëndetshme.
Objektivat e vegjël
Të bësh një listë të gjërave të vogla që duhet ti përmbushësh dhe bërja e këtyre gjërave të vogla në mënyrë të qëndrueshme bën të mundur realizimin e gjërave të mëdha.
Ushqyerja e ekuilibruar.
Për të pasur një shëndet të mirë, duhet të praktikojmë një ushqyrje të shëndetshme dhe të ekuilibruar.Për të fuqizuar prodhimin e dopaminës duhet të praktikojmë ngrënien e disa ushqimeve si bajamet, bananet, avokadot, vezët, peshku etj duke ndikuar rritjen natyrale të prezencës së dopaminës në organizëm.
Vetëdija e plotë.
Praktikimi i vetëdijes së plotë është e domosdoshme për të përfituar nga momenti i së tashmes.Për të zhvilluar këtë, duhet të marrim kohën e të ngadalësojmë duke u përqendruar se çfarë na rrethon dhe duke marrë frymë lirisht.
Natyra.
Ne padashur e nënvlerësojmë fuqinë e natyrës dhe të mjedisit rreth nesh. Të shpenzosh kohë në natyrë, të gjelbërt dhe nën ekspozimin e diellit, mund të ndihmojnë më së miri në prodhimin e dopaminës. Kjo na ndihmon për të përmirësuar humorin tonë dhe në pakësimin e stresit