LËVIZJA PRETENDONTE SE ELEMENTET DHE SIMBOLET E KULTURËS POPULLORE DHE KONSUMIT MASIV MUND TË ISHIN TË BARABARTA ME ARTET E BUKURA.

Lëvizja e Artit Pop është veçanërisht e njohur për veprat ikonike të Andy Warhol dhe Roy Lichtenstein, por shpesh ato keqkuptohen. Arti Pop u zhvillua njëkohësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara. Ky artikull nga Artsper shpjegon disa nocione thelbësore për të kuptuar këto vepra legjendare të artit.

ORIGJINAT

Arti Pop është një lëvizje artistike që u shfaq në Angli në mesin e viteve 1950 dhe njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara pak më vonë, drejt fundit të dekadës. Ai lindi në kundërshtim me qasjen tradicionale që bota kishte ndaj artit. LËVIZJA PRETENDONTE SE ELEMENTET DHE SIMBOLET E KULTURËS POPULLORE DHE KONSUMIT MASIV MUND TË ISHIN TË BARABARTA ME ARTET E BUKURA. Arti Pop e çnatyron materialin nga mjedisi i tij duke e izoluar objektin ose duke e kombinuar atë me objekte të tjera në përdorim të përditshëm.

I njohur në botë si një nga lëvizjet më të mëdha artistike të shekullit të 20-të, Marilyn e Warhol-it u kthye në emblemë të Artit Pop. Ajo karakterizohej nga temat që dilnin nga kultura popullore perëndimore, veçanërisht ajo amerikane. Qofshin komikët, reklamat, yjet e filmave apo muzikës, objektet e përditshme, arti pop interpretohet si një refuzim i imazherisë së ekspresionizmit abstrakt (të Jackson Pollock).

Emërtimi disi përkeqësues "pop" i lëvizjes i referohej muzikës pop që po ngrihej shumë lart gjatë asaj periudhe. AI ISHTE NJË MESAZH DREJTUAR KULTURËS ARTISTIKE ELITARE QË PO ZBEHEJ NGA MUNGESA E AKSESIT PËR PUBLIKUN NË NIVEL VIZUAL DHE INTELEKTUAL. Në nivel teknik, arti pop dallohej nga përdorimi i riprodhimit masiv serial të produkteve artistike.

DIFERENCAT

Arti Pop lindi në Mbretërinë e Bashkuar në një kohë kur ishte shumë i ndikuar nga kultura amerikane. Shumë prej emrave më të mëdhenj të lëvizjes ishin amerikanë. Kështu që, ekziston një afërsi dhe lidhje e fortë midis lëvizjes, siç evoluoi ajo në SHBA dhe në Angli. Megjithatë, mes tyre ka disa diferenca, dallime.

Në SHBA, arti pop është një kthim te kompozimet e përshkruara si “hard-edged”, duke përdorur realitetin e zakonshëm, kulturën popullore, ironinë dhe sarkazmën. Nga ana tjetër, në Angli, lëvizja filloi me një vizion më akademik. Fokusi ishte vënë në figuracionin energjik dhe paradoksal të kulturës amerikane pop, siç shihet në veprat e Richard Hamilton.

Ata përdornin parodinë dhe vetëzhvlerësimin si një mënyrë për të denoncuar sistemin e fuqishëm perëndimor të manipulimit që ndikonte në sjelljen shoqërore, duke i dhënë asaj në të njëjtën kohë mirëqenie materiale. Arti pop anglez ushqehej nga kultura amerikane, por përmes një lenteje distancimi, ndërsa Arti Pop amerikan ishte rezultati i drejtpërdrejtë i kësaj "ëndrre amerikane", një ide shumë qendrore në identitetin amerikan në atë kohë.

ARTI POP AMERIKAN

Arti Pop amerikan arriti kulmin në vitet 1960. Bota e reklamave dhe konsumit kishte adoptuar dhe ripërshtatur kodet e artit modern. Kështu, artistët amerikanë u detyruan të shtynin më tej procesin e tyre të mendimit duke kërkuar tema më serioze dhe më të thelluara për të distancuar artin nga artefaktet e prodhuara në masë.

Britanikët kishin një vizion më të distancuar të kulturës amerikane pop, të ndikuar nga syri i tyre evropian. Kjo rezultoi në një art të karakterizuar nga romantizmi dhe afërsia me emocionet dhe humorin. Të bombarduar nga reklamat e përditshme dhe prodhimi masiv i objekteve të përditshme, artistët amerikanë ishin të destinuar të kishin një ton të ndryshëm.

Bashkuar me luftën e kundërshtuar në Vietnam, arti që rezultoi ishte më brutal dhe agresiv. ROBERT RAUSCHENBERG DHE JASPER JOHNS ISHIN PIKTORË EMBLEMATIKË TË ARTI POP AMERIKAN. Duke i bërë jehonë veprave dadaiste të Kurt Schwitters, Rauschenberg ofroi një kritikë të qartë mbi shoqërinë bashkëkohore.

Roy Lichtenstein është ndoshta një nga mjeshtrat e artit pop amerikan, i njohur për humorin e tij, referencat e tij të librave komikë dhe përdorimin e teksteve brenda krijimeve të tij. Ai e përkufizoi punën e tij si “hard-edged” (stil i pikturës ose dizajnit që karakterizohet nga linja të qarta, të mprehta dhe të përcaktuara mirë), por të kompozuar në një mënyrë të butë. Pikturat e Andy Warhol, si ato të Lichtenstein, i referohen drejtpërdrejt imazhit të njohur të ikonizuar të kulturës amerikane pop, por trajtojnë temën në një mënyrë jopersonale dhe të ftohtë. KY TRAJTIM I ARTIT REFLEKTON NJË IDEALIZIM DHE NJË URREJTJE PARADOKSALE NDAJ PRODHIMIT MASIV.

ARTI POP BRITANIK

Grupi artistik “The Independent Group” (IG), themeluar në Londër në vitin 1952, konsiderohet si pararendësi i Artit Pop. Ai mblodhi artistë, piktorë, skulptorë dhe madje edhe arkitektë që ndanin të njëjtin këndvështrim ndaj qasjes akademike dhe tradicionale të arteve të bukura.

Eduardo Paolozzi prezantoi në vitin 1952 një seri kolazhe të quajtur "Bunk" për anëtarët e tjerë të IG-së. Elementet e përdorura për këto montime u morën nga revista dhe komike të tjera, objekte të prodhuara dhe logo. Për herë të parë fjala "pop" shfaqet në një nga imazhet e Paolozzi-t, "I was a Rich Man’s Plaything", ku mund të shihni një revolver të rrethuar me tym dhe imazhin e Coca Cola-s, dhe në ballë një pin-up.

Pas prezantimit të Paolozzi-t, ky kolektiv u fokusua kryesisht te kodet dhe gjuhët e kulturës amerikane pop. Ndikimi amerikan ishte afër, ai ishte eksportuar, por duke qëndruar i distancuar. ATA KISHIN NJË LARGPAMËSI QË ARTISTËT AMERIKANË NUK E KISHIN. ATA ISHIN KRYESISHT TË INTERESUAR NË REKLAMIMIN MASIV.

Termi "art pop" u krijua në një artikull të shkruar në vitin 1956 nga Alison dhe Peter Smithson për Arc.

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/pop-art-usa-vs-uk-origins-differences/