Në çdo dalje të tyre, Shkodra Elektronike ka dëshmuar një përkushtim të palëkundur ndaj ruajtjes dhe promovimit të kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare. 

Në Bazel të Zvicrës ka nisur ceremonia e hapjes së Eurovision 2025 dhe parada në tapetin e bruztë, është një nga momentet më të shumëpritura të këtij aktiviteti.

Beatriçe Gjergji e veshur me një fustan të punuar me dorë nga nëna e saj, Irina Dema, solli në vëmendje trashëgiminë shqiptare përmes paraqitjes së saj krejt të veçantë.

Beatriçe solli elemente të bukura, simbole të traditës së vjetër shqiptare, përfshirë dhe sende personale, ruajtur me fanatizëm nga të parët e familjes së saj.

“Oda mikpritëse e gjyshes”, këtë tematikë sjell kostumografia e prezantuar në Bazel, ku veç fustanit tërhoqi vëmendjen edhe çanta që Beatriçe mbante ndër duar: një kuti ku gjyshja e saj mbante një herë e një kohë të gjitha bizhuteritë e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Shkodra Elektronike do performojë më 13 maj, në gjysmëfinalen e parë të festivalit, ku pritshmëritë janë të larta për një paraqitje mbresëlënëse që do të lërë gjurmë.