Aktorja e njohur Amber Heard po nis një kapitull të ri të mëmësisë. Ajo ka mirëpritur binjakë, duke zgjeruar kështu familjen e saj me vajzën 3-vjeçare, Oonagh Paige Heard.
“Heard Gang sapo u bë me një motër e një vëlla,” shkroi 39-vjeçarja në një postim emocional në Instagram, më 11 maj. “Dita e Nënës 2025 do të jetë një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Jam e tejmbushur me gëzim për të festuar plotësimin e familjes që kam ëndërruar për vite. Sot ndaj zyrtarisht me ju lajmin se kam mirëpritur binjakët e mi – vajzën time Agnes dhe djalin tim Ocean. Duart dhe zemra ime janë më të mbushura se kurrë.”
Amber gjithashtu kujtoi momentin kur për herë të parë u bë nënë në vitin 2021, kur solli në jetë Oonagh përmes një nëne surrogate.
“Kur solla në jetë vajzën time të parë para katër vitesh, bota ime ndryshoi përgjithmonë,” shkroi ajo. “Mendova se nuk mund të ndjeja më shumë gëzim. Por tani... po shpërthej trefish! Të bëhesh nënë vetëm dhe sipas kushteve të tua, pavarësisht sfidave të fertilitetit, është përvoja më e bukur e jetës sime.”
Në vijim të postimit, aktorja e The Rum Diary shprehu mirënjohjen për mundësinë që pati për të zgjedhur këtë rrugë me vetëdije dhe përgjegjësi.
“Jam përjetësisht mirënjohëse që arrita të bëj këtë zgjedhje me mendje të kthjellët. Për të gjitha nënat, kudo që jeni dhe si do që të keni ardhur në këtë udhëtim, unë dhe familja ime e ëndrrave po festojmë bashkë me ju. Me dashuri gjithmonë, A x.”
View this post on Instagram