Një fotografi e vetme nga Prishtina mjaftoi që emri i Egli Takos të bëhej sërish temë qendrore e javës në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Ndjekësit nisën menjëherë të lidhnin praninë e saj në Kosovë me ish-partnerin Gjestin, duke spekuluar për një takim të mundshëm ose një ribashkim të fshehtë.
Por, ndryshe nga sa u mendua, Egli ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë, përveç postimit që ngacmoi imagjinatën dhe kureshtjen e fansave. Pa asnjë fjalë sqaruese, ajo la të kuptohej se diçka po ndodhte — por jo ajo që të gjithë prisnin, pra takimi me Gjestin.
Sipas burimeve të Prive by Liberta Spahiu, arsyet e vizitës së Eglit në Prishtinë janë krejtësisht profesionale. Këngëtarja është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe të sjellë një bashkëpunim të bujshëm në skenën muzikore.
Deri tani, emri i artistit me të cilin Egli po bashkon forcat mbahet sekret, e po ashtu edhe raporti i saj me Gjestin.