Ekzistojnë disa gjëra të pathëna që mund të shkaktojnë humbjen e një marrëdhënie. Ne mund të mendojmë se sekretet që mund të mbahen brënda marrëdhënies së çiftit mund ti përkasin një mungesë besnikërie, tradhtie apo të një të shkuare të hidhur dhe mund të sjellin fundin e një marrëdhënie por në fakt nuk është kjo! Ka shumë gjëra të përditshmërisë që gratë nuk guxojnë t’jua thonë partnerëve të tyre. Arsyet mund të jenë të shumta që vijnë si rezultat i bashkëjetesës dhe për rrjedhojë nxiten frustrimet. Ato mblidhen e mblidhen dhe nxisin fatkeqësisht krizat në raportin në çift. Probleme të kësaj natyre, sjellin dhe mungesën e komunikimit të dyanshëm. Ato hezitojnë të ndajnë emocionet e tyre me partnerin, ndjesitë e tyre.
Komunikimi: ?Çelësi i një marrëdhënie që zgjat por që gratë hezitojnë të përballen.
Për të mbajtur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të suksesshme, komunikimi është themeli i gjithçkaje. Një studim i realizuar në Francë ka konstatuar se problemet tipike të çifteve të grupmoshave të ndryshme si 18-29 vjeç, 45-60 vjeç si dhe tek çiftet mbi 60 vjeç, është konstatuar se problem është i njëjti: Problemet me komunikimin dhe të besimit që janë në krye të listës së vështirësive që gjenden në gjirin e jetës së çifteve.
Komunikimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimn e marrëdhënies: Të përmirësosh komunikimin dhe dialogun në marrëdhëniet dyshe është mënyra më e mirë që lejon rregullimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë konstruktive dhe për të ruajtur harmoninë në gjirin e marrëdhënieve romantike. Dëgjimi aktiv, të shprehurit qetë e pa doza ashpërsie, reflektojnë në mirë menaxhimin e konflikteve. Të jesh e lirë të shprehësh nevojat dhe kufijtë është po aq e rëndësishme për një marrëdhënie dyshe të shëndetshme.