Arbenita Ismajli ka ndezur rrjetin me një koment në një postim ku shfaqeshin Keisi dhe Stresi, çifti që ka surprizuar publikun me ribashkimin e tyre të papritur.
Në një koment të lënë publikisht në Instagram, Arbenita shkruan: “Yll, dhe një duartrokitje për Stresin u tregua shumë burrë!”
Ky reagim i saj vjen në një kohë kur vetë jeta personale e Arbenitës ka qenë nën vëzhgim të mediave, pas ndarjes së shumëpërfolur nga Fero. Historia e tyre e dashurisë dhe më vonë ndarja, u kthyen në një nga temat më të diskutuara në showbiz-in shqiptar, sidomos për shkak të akuzave, deklaratave publike dhe betejave ligjore që pasuan.
Ndërkohë, rikthimi i Keisit me Stresin ka sjellë një frymë ndryshe. Pas viteve ndarje, mosmarrëveshje dhe distancë emocionale e fizike, ata janë rikthyer sërish bashkë.
Në këtë kontekst, komenti i Arbenitës shihet si një gjest mbështetës, por dhe si një reflektim i saj personal ndaj marrëdhënieve që nganjëherë rimerren me më shumë pjekuri. Ajo, ndonëse e ndarë nga babai i vajzës së saj, nuk ka ngurruar të japë një mesazh që për shumë njerëz përfaqëson fuqinë e pajtimit dhe vlerësimin për burrërinë kur ajo shfaqet në momente të rëndësishme.