Stresi, ndryshe nga çdo imazh që publiku mund të ketë pasur për të më parë, është në një kapitull të ri të jetës së tij. Nuk është më thjesht “çuni i keq” apo “i prapë”, siç vetë e përshkroi dikur. Në një intervistë të fundit për “Jo veç kullera” nga Andale Media, reperi tregoi një anë tjetër të vetes më të ndjeshme, më të sinqertë dhe, siç e quajtën vajzat që ndodheshin në panel, më prej… Binjaku.

"Çunat e këqij dashurojnë me zemër," u tha gjatë bisedës, dhe Stresi u pa të buzëqeshte me dakordësi:
“Ata gjithashtu besojnë te rikthimet.”

Kur pyetjet shkuan te marrëdhënia me Kejsin, ai nuk bëri asnjë përpjekje për të shmangur temën. Përkundrazi. Me një siguri të pazakontë, deklaroi:
“[Martesa] Do të ndodhë aq shpejt sa s’jua merr mendja ndoshta.”

Jo vetëm kaq, por në mes të intervistës, ai e telefonoi Kejsin “live”, e përshëndeti, dhe i këndoi disa vargje nga një këngë të re që pritet të dalë:
“Unë prapë bie në dashuri me ty çdo ditë.”
Dhe për të gjithë ata që janë kureshtarë: emrin e saj e ka ruajtur në telefon si “e bukura ime”.

I pyetur për gjestin më romantik që ka bërë ndonjëherë, Stresi la pa fjalë të gjithë:
Kisha probleme me vizën. M’u desh të ndërroja identitetin. Bëra një pasaportë false franceze, kartë identiteti, patentë dhe telefon. Nga të gjitha anët isha francez. U nisa për në Kanada. Doja të udhëtoja, me se s'bën, ashtu ishte rasti.”

Me pak fjalë, për dashuri, Stresi nuk njeh as kufij ligjorë, as ndalesa gjeografike.

Në lidhje me marrëdhënien aktuale me Kejsin, ai u shpreh:
“Jemi shumë shokë të mirë. Po shkojmë shumë mirë bashkë. Kemi komunikime. I kërkova ndihmë gjatë xhirimeve të klipit për albumin tim, që ajo të vinte në Shqipëri.”

Por nuk munguan edhe momentet e tensionit. Ai rrëfeu një episod gjatë xhirimeve që zbuloi një tjetër dimension të ndjenjave të tij:
“Gjatë xhirimeve kemi pasur një incident. Nuk isha mësuar të përballesha me staf teksa isha me të. Normale ajo është një vajzë që ndjek modën, vishet bukur. Kishim një djalë me aparat, të cilit i kërkoj falje, por unë u bëra shumë xheloz në atë moment, sepse ai afrohej. Lashë xhirimet një moment, por nuk ia bëra me dije atij djalit. Por pastaj reflektova. Thashë ‘është thjesht klip’.”

Fëmijët? “Kur të filloj… do e filloj me breshëri!”