Rrëfime të rënda janë bërë publike në ditën e parë të gjyqit federal kundër Sean “Diddy” Combs, ku prokurorët zbuluan detaje tronditëse mbi marrëdhënien e tij me ish-partneren Cassie Ventura dhe aktivitetet që po hetohen si trafikim seksual me dhunë.
Sipas prokurores Emily Johnson, Ventura — e njohur për këngën “Me & U” — fillimisht pranoi të merrte pjesë në të ashtuquajturat "Freak-Offs" për t’i bërë qejfin Combs-it, por ngjarjet degjeneruan në dhunë fizike dhe seksuale. Një nga akuzat më të rënda qëndron në pohimin se Combs i ka urdhëruar një prostitutë që të urinojë në gojën e Cassie-s, çka sipas prokurorisë i ka shkaktuar artistes ndjesinë e “mbytjes”.
Në një tjetër dëshmi tronditëse, një mashkull që pretendon se është paguar për të kryer marrëdhënie me Cassie, deklaroi se ajo vetë i kishte kërkuar të urinonte mbi të , por madje “jo si duhet”, sipas udhëzimeve që, sipas tij, dhanë Combs dhe Ventura gjatë aktit.
Prokuroria gjithashtu e akuzon Combs për kërcënime ndaj karrierës së Cassie Ventura, duke i thënë se do të publikonte video të saj me dhjetëra eskortë meshkuj, nëse ajo do të largohej prej tij.
Në kundërpërgjigje, avokatja mbrojtëse Teny Geragos pranoi se klienti i saj ka një “temperament të keq” dhe histori dhune, por theksoi se kjo nuk e bën atë trafikant seksual: “Dhuna në familje nuk është trafikim seksual,” deklaroi ajo, duke e paraqitur Combs si një person me probleme mendore të shkaktuara nga përdorimi i tepruar i drogës.
Një video sigurie e vitit 2016, e cila u bë publike vitin e kaluar, tregon Combs duke rrahur dhe zvarritur Ventura-n në korridorin e një hoteli. Pamjet u konsideruan si provë e rëndësishme, duke forcuar akuzat ndaj tij. Ventura, që është në pritje të fëmijës së saj të tretë me bashkëshortin aktual Alex Fine, pritet të dëshmojë gjatë javës.
Hetuesit federalë kanë zbuluar një sërë provash gjatë bastisjeve në shtëpitë e Combs në Los Angeles dhe Miami: video seksuale, qindra shishe lubrifikanti dhe armë gjysmë-automatike, përfshirë tre AR-15.
Lista e emrave që mund të përmenden gjatë gjyqit përfshin personazhe si Kanye West, Kid Cudi (makina e të cilit dyshohet se u hodh në erë nga Combs), Michael B. Jordan (pretenduar si flirt i Ventura-s), Yung Miami, Dawn Richard dhe Michelle Williams nga Destiny’s Child, si dhe familjarë të vetë Combs-it.
Nëse shpallet fajtor për akuzat e trafikimit seksual me dhunë, shantazhit dhe komplot kriminal, Sean “Diddy” Combs përballet me burgim të përjetshëm. Procesi pritet të zgjasë rreth dy muaj dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në SHBA dhe më gjerë.