Nicola Peltz ka zgjedhur të mos përfshijë vjehrrën e saj të njohur, Victoria Beckham, në urimin publik për 'Ditën e Nënës', duke ndezur sërish spekulimet për përçarje brenda familjes Beckham.
Aktorja 30-vjeçare, e martuar me Brooklyn Beckham, postoi në Instagram Story urime emocionale për nënën e saj Claudia Heffner dhe gjyshen e ndjerë, por nuk përmendi nënën e bashkëshortit të saj.
“Gëzuar Ditën e Nënës mbretëreshës sime,” shkroi Nicola krahas një fotografie të përqafuar me mamanë e saj. “Je bota ime, mami, dhe nuk mund ta besoj sa me fat jam që jam vajza jote.”
Në vijim, ajo shtoi: “Je njeriu më i bukur që kam takuar ndonjëherë nga brenda dhe jashtë. Je modeli im në çdo aspekt. Të dua më shumë nga sa mund të shprehin fjalët.”
Nicola ndau edhe një foto prekëse me gjyshen e ndjerë, duke rrëfyer se kjo ishte Dita e Nënës më e vështirë për të:
“E para pa ty, dhe më mungon në mënyrë të papërshkrueshme. Rishikoj videot vetëm për të dëgjuar të qeshurën tënde magjike, tingulli im i preferuar në botë.”
Por çfarë ndodh me familjen Beckham?
Mungesa e përmendjes së Victoria Beckham, në një ditë kaq të rëndësishme, vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes çiftit të ri dhe familjes Beckham duket se janë të tensionuara.
Sipas burimeve për TMZ, David Beckham dyshohet se ka pasur shpërthime të forta verbale ndaj djalit të tij Brooklyn, duke i bërtitur për orë të tëra në telefon. Gjithashtu, thuhet se Nicola është përpjekur të ndërhyjë dhe të marrë pjesë në zgjidhjen e konflikteve, por nuk është mirëpritur nga vjehrri dhe vjehrra.
“Ajo gjithmonë mbron Brooklynin dhe përballet me ta,” tha një burim pranë çiftit për TMZ. Në të njëjtën kohë, Peltz dhe Brooklyn kanë munguar në festimin e ditëlindjes së 50-të të David-it javën e kaluar në Londër, një detaj që s’ka kaluar pa u vënë re nga mediat britanike.
Ndërkohë, një burim pranë familjes Beckham i tha Page Six se:
“Familja e Brooklyn-it e adhuron atë dhe gjithmonë do të jetë aty për të. Por thjesht nuk mund të përballojnë më këtë dramë. David dhe Victoria duan që ai të kujtojë kush është sepse sjellja e tij e fundit nuk është në përputhje me mënyrën si është rritur.”
Victoria dhe David Beckham janë gjithashtu prindër të Romeo-s, Cruz-it dhe Harper-it. Distanca mes Brooklyn-it dhe pjesës tjetër të familjes është bërë gjithnjë e më e dukshme që nga Krishtlindja, kur ata u panë për herë të fundit së bashku në publik.
Për tani, fansat janë të ndarë: një pjesë e mbështet Nicola-n për qëndrimin e saj si bashkëshorte mbrojtëse, ndërsa të tjerë kritikojnë ndarjen e qartë nga familja që e mirëpriti dikur me krahë hapur.
A është kjo një stuhi kalimtare mes familjes së njohur, apo një përçarje më e thellë? Mbetet për t’u parë.