Pas një nate spektakolare në Bazel të Zvicrës, janë publikuar emrat e 10 shteteve të para që kualifikohen në finalen e madhe të ‘Eurovision 2025’, e cila do të mbahet të shtunën më 17 maj.

Pas performancave të zjarrta nga 15 shtete konkurrente në gjysmëfinalen e parë, publiku dhe juritë votuese kanë përzgjedhur këto dhjetë shtete që do të vazhdojnë garën për trofeun e madh të këtij viti:

Norvegjia
Shqipëria
Suedia
Islanda
Holanda
Polonia
San Marino
Estonia
Portugalia
Ukraina