Spektakli i së hënës në 'Ferma VIP 2' solli një zhvillim të papritur për ndjekësit e formatit: fermerja Alba Pollozhani vendosi të largohet nga gara. Një vendim i marrë mes tensioneve dhe ndjenjave të ndërlikuara që kanë karakterizuar ditët e fundit brenda fermës.

Edhe pse vendimi për të dalë u komunikua në spektakël, rregullorja e formatit kërkonte që ajo të qëndronte edhe 24 orë të tjera. Por një zarf i mbërritur në fermë, i lexuar nga kryeplaku Albano Bogdo, e përshpejtoi gjithçka: “Alba Pollozhani largohet menjëherë nga Ferma VIP 2.” 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Por, menjëherë pas saj, edhe Lim Hoti, me të cilin Alba kishte krijuar një lidhje të fortë emocionale, vendosi të largohej nga formati. Në dalje, ai e përshkroi përvojën si “spektakolare dhe të paharrueshme”, një përshkrim që lë të kuptohet se, përtej lojës, emocionet që ka përjetuar kanë qenë të vërteta.

Largimi i Albës vjen pas një periudhe të trazuar në fermë, ku marrëdhënia mes saj dhe Limit u vendos në qendër të vëmendjes. Situata u komplikua me hyrjen e fermeres së re, Nenna, e cila u bë shkak për tensione dhe keqkuptime mes çiftit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)