Bella Hadid është një nga yjet më të komentuar në tapetin e kuq të 'Festivalit të Filmit në Cannes', dhe këtë vit, për edicionin e vitit 2025, ajo ka bërë një rikthim që s’mund të kalonte pa u vënë re.

Menjëherë sapo mbërriti në Rivierën Franceze, modelja dhuroi një pamje që la të kuptohej se ditët në vijim do të jenë të mbushura me glamour. Bella u shfaq me një ngjyrë të re flokësh, një bionde e butë dhe e ndritshme, që nuk e kishim parë prej kohësh.

Në profilin e saj në Instagram, ajo nisi të ndajë momente nga udhëtimi në Côte d’Azur që prej 12 majit, duke treguar pak nga pak transformimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vogue (@voguemagazine)

Në tapetin e kuq të hapjes së festivalit, Bella i kishte lëshuar flokët dhe shfaqej si një bionde e vërtetë, duke lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit.

Edhe pse Bella ka eksperimentuar me bionden më parë, si me nuancën “dirty blonde” në 2019 apo “honey blonde” në 2022 që i ngjante ngjyrës së fëmijërisë së saj, këtë herë ndryshimi është më i guximshëm dhe më personal. Meqë rregullorja e re e Cannes nuk lejon më pamjet “nude look”, Bella ka vendosur të godasë me një ndryshim drastik.