Pas përfundimit të aventurës së tyre në reality show-n “Ferma VIP”, dy nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut me një postim që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Alba ka publikuar një foto pranë Lim-it, e shoqëruar me një mbishkrim që ka ngritur shumë pikëpyetje:
“Loyalty over Love” (Besnikëria mbi Dashurinë), duke e etiketuar edhe Lim-in në postim.

Kjo vjen vetëm dy ditë pas largimit të dyshes nga formati, marrëdhënia e të cilëve brenda fermës ishte jo qartësisht e definuar. 

Postimi u bë pas hamendësimit të mediave se largimi i papritur i Albës nga formati erdhi pas dyshimeve se ajo mund të ishte në pritje të ëmbël. Deri më tani, nuk ka pasur një konfirmim apo përgënjeshtrim nga vetë Alba.