Edhe pse Beatriçe e 'Shkodra Elektronike' ka zgjedhur të jetë diskrete për jetën e saj private, mbrëmja e gjysmëfinales së Eurovision-it në Basel solli një moment shumë romantik, një puthje pasionante me partnerin e saj, artistin italian Marcello Batelli, pikërisht në zemër të arenës ku festonte ekipi shqiptar.
Shqipëria, e përfaqësuar këtë vit me këngën “Zjerm”, u kualifikua për në finalen e madhe të së shtunës, duke sjellë në skenën evropiane një kombinim të fuqishëm mes etnosit shqiptar dhe rrymave moderne elektronike, një performancë që elektrizoi publikun ndërkombëtar dhe u komentua gjerësisht për stilin unik dhe autenticitetin.
Pas shpalljes së kualifikimit, ndërsa gëzimi shpërtheu mes tifozëve dhe pjesëtarëve të delegacionit shqiptar, kamera kapën momentin kur Beatriçe shkëmbeu një puthje me partnerin e saj, një moment që u bë menjëherë viral në rrjete sociale.
View this post on Instagram
Edhe pse lidhja e Beatriçes me Marcello Batelli është komentuar rrallë publikisht, ai është parë shpesh në prapaskenat e ngjarjeve muzikore në të cilat ajo ka marrë pjesë, duke qenë një prani diskrete por mbështetëse.