Pas një pauze të shkurtër, talk-show “Goca & Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë të shtunë, më 17 maj, në orën 21:00, me një panel të rifreskuar.
Në sezonin e ri, Rudina Dembacaj dhe Egla Ceno vijojnë të jenë pjesë e programit. Por këtë herë, tre emra të rinj i bashkohen panelit të moderatoreve: Gerta Gixhari, Loredana Brati dhe Niki Delijorgji.
Në videon promovuese të publikuar nga Top Channel, vajzat shfaqen me deklarata që pasqyrojnë personalitetin e secilës:
-Rudina Dembacaj: “Unë e ndërtoj gjithçka nga e para”
-Gerta Gixhari: “Jam e fortë”
-Niki Delijorgji: “Pa filtra, pa marrë lejen e askujt”
-Egla Ceno: “Po, po, kështu fitohet”
-Loredana Brati: “Arrojeni, pa H, t’ju marr seriozisht”, me humorin që e karakterizon.
View this post on Instagram