Hailey Bieber ka ndarë një copëz intime nga fëmijëria e saj, duke ofruar një pamje më të thellë në versionin e saj “2.0”.

Ajo postoi një fotografi në Instagram Story, që shfaqte një shënim të shkruar me dorë, i gjetur në një fletore nga fëmijëria e saj.

Qaj sa një lumë, ndërto një urë dhe kalo përtej saj,” – shkruhej në shënim.
Hailey e shoqëroi me përshkrimin: “E përshtatshme!”

Në një tjetër postim, 28-vjeçarja ndau një foto të kapakut të një fletoreje të kompozimit, të firmosur me mbiemrin e saj të vajzërisë, “Baldwin”. Kapaku i fletore ishte shënuar me stilolaps blu: “Subject vary” dhe “XOX.”

Por Hailey nuk është e vetmja që po shpërndan mesazhe me nënkuptime në rrjetet sociale. Justin Bieber, bashkëshorti i saj, ka bërë postime enigmatike prej disa muajsh.

Në një Instagram Story të muajit mars, këngëtari 31-vjeçar shkruante:

“Personalisht gjithmonë jam ndjerë i padenjë, si një mashtrues. Kur njerëzit më thoshin se e meritoja diçka, ndihesha sikur po fshihja të vërtetën… ‘Nëse do ta dinin çfarë mendoj vërtet, sa gjykues jam, sa egoist jam… nuk do ta thoshin këtë.’” Ai shtoi: “Shumicën e ditëve ndihesha i papërgatitur dhe i pakualifikuar.”

Në fillim të majit, Justin reflektoi mbi konceptin e dashurisë, duke shkruar se:

“Dashuria nuk është një gjë që merr aq sa jep. Është një gjë që pranohet.”
“Ende e gjej veten duke u përpjekur ta meritoj dashurinë. Dhe kjo është rraskapitëse,” – vazhdoi ai.
“Më ka lodhur duke u përpjekur të provoj se e meritoj. Ndonjëherë më ka bërë të ndjehem më i privilegjuar se ç’duhet.”
“Ose na bën të ndjehemi të pamjaftueshëm, ose sikur na takon diçka,” – përfundoi ai. “Dashuria e vërtetë jepet lirshëm, pa pritur asgjë në këmbim.”

Justin dhe Hailey janë të martuar që nga viti 2018, kur u kurorëzuan fillimisht në një ceremoni në gjykatë, e ndjekur më pas nga një dasmë luksoze në Karolinën e Jugut, një vit më vonë.