Gjysmëfinalja e dytë e 'Eurovision' u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Basel duke sjellë në skenë emocione performanca mbresëlënëse.
Pas performancave të 16 shteteve pjesëmarrëse, u shpallën 10 finalistët e fundit që do t’i bashkohen garës për trofeun më të madh evropian të muzikës në natën e madhe finale që mbahet të shtunën, më 17 maj.
Këto janë 10 shtetet që siguruan një vend në finale nga nata e dytë gjysmëfinale:
Lituania
Izraeli
Armenia
Danimarka
Austria
Luksemburgu
Finlanda
Letonia
Malta
Greqia
Tashmë me 26 shtete finaliste – përfshirë edhe pesë vendet e mëdha (Big Five) dhe nikoqirin Zvicrën – gara hyn në fazën më të nxehtë. Të gjitha sytë janë drejtuar nga nata e madhe e finales ku do të shpallet fituesi i Eurovisionit 2025.