Si një poet i shpirtit dhe zërit, Alban Skënderaj u ngjit në skenën e Forum Assago me shpirtin plot ndjenja dhe zbriti prej saj i mpirë nga dashuria.

Në një qytet që nuk fle kurrë dhe që jeton me ritmin e modës dhe artit, Milanon, ndodhi diçka më e madhe se një koncert: Alban Skënderaj bëri histori duke ndezur skenën e Forum Assago në një natë që nuk do harrohet.

Dritat, tingujt dhe duart që ngriheshin në ajër, nuk ishin vetëm elementë të një spektakli, ishin prova e një lidhjeje të thellë, që artisti e ka ndërtuar me publikun e tij në vite. Alban Skënderaj ndau reflektimet e tij në një postim në Instagram që përçoi më shumë se sa fjalë.

“Unë që fjalën e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë.”

Me një fjali të thjeshtë, por therëse, ai përshkroi një ndjesi që pak artistë kanë privilegjin ta ndiejnë: heshtjen që mbetet pas një ovacioni të shpirtit. Në mes të duartrokitjeve dhe emocioneve që përplaseshin në sallë, këngëtari nuk harroi të falënderojë ata që e bënë këtë natë të paharrueshme, publikun. Ai i quajti “njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri”, një pasqyrim i saktë i diasporës shqiptare që e ndjek, e dëgjon dhe e përkrah në çdo cep të botës.

“Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm. Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”

Dhe në atë skenë milaneze, nuk ishte vetëm një këngëtar shqiptar që performonte, por një poet modern që prekte zemra dhe na kujtonte se arti, në fund, është ajo ndjesi që të lë pa fjalë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)