Në një ambient me ngjyra pastel, dritëza deti dhe një atmosferë përrallore që dukej si e shkëputur nga botët e “The Little Mermaid”, Renee, vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, festoi 10-vjetorin e lindjes në stilin më magjik të mundshëm: “Under the Sea.”

Renee ishte padyshim ylli që ndriçonte më fort se çdo dekor. Me buzëqeshjen e saj të ëmbël dhe energjinë që e karakterizon, ajo mori jo vetëm dhurata, por edhe dashurinë e pakushtëzuar të dy prindërve, të cilët, ndonëse të ndarë, vazhdojnë të jenë një ekip kur bëhet fjalë për vajzën e tyre.

Në rrjetet sociale, të dy ndanë momente të ëmbla nga festa. Nora shkroi: “Gëzuar ditëlindjen për dritën e syve të mi, Renee 10”.

Ndërsa Roberti publikoi një foto të Renee-s përpara tortës me formën e një ylli, duke shtuar:

“Ti je një yll.”

Nga balonat pastel që lundronin në ajër, tek detajet detare që zbukuronin çdo cep, gjithçka ishte kujdesur për të bërë Renee-n të ndihej e veçantë siç e meriton çdo fëmijë në një përvjetor kaq domethënës.