Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka festuar ditëlindjen e saj të 35-të dhe këtë vit ka zgjedhur ta bëjë në mënyrë më personale dhe domethënëse.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marina ka ndarë për herë të parë me ndjekësit portretin e vajzës së saj, Marget, një moment që prej kohësh ishte pritur me shumë interes nga fansat. Në videon e publikuar, Marina shfaqet përkrah vajzës së saj, ndërsa të dyja ndodhen përballë tortës së ditëlindjes që mban numrin “35”.
“Ja si e nisëm ditën ne të dyja,” ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, duke e shoqëruar me një moment të thjeshtë dhe të ndjerë në ambient familjar.
View this post on Instagram
Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta, me ndjekësit që kanë përgëzuar moderatoren për këtë hap, duke e konsideruar një nga postimet më të veçanta të saj.
Marina Vjollca është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar dhe prej disa vitesh ka ndërtuar një profil publik që ruan balancën mes karrierës dhe jetës private. Vajza e saj Marget është fryt i martesës me reperin Getoar Selimi.