Linda Rama, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka ndarë një rrëfim personal dhe profesional në një panel të mbajtur në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Investimeve që po zhvillohet në Tiranë.
Në fjalën e saj të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, ajo ka treguar sfidat me të cilat është përballur në përpjekje për të ruajtur identitetin e saj personal dhe profesional, pas angazhimit të bashkëshortit të saj në krye të qeverisë shqiptare.
“E kuptova më pas që më duhej të ruaja identitetin tim profesional e personal. Si e bëra? Ishte shumë sfiduese”, u shpreh ajo.
Linda Rama theksoi se një nga vështirësitë më të mëdha ka qenë tejkalimi i skepticizmit të njerëzve që e rrethonin. “Ju thoja gjithkujt që unë do të vazhdoj të jem i njëjti person si më parë dhe do të punoj në të njëjtën fushë si më parë, por ishte shumë e vështirë për ta ta besonin”, tha ajo.
Duke ndarë edhe aspekte të jetës së përditshme, ajo tregoi se ndonëse nuk ngas vetë makinën dhe nuk mban një agjendë fikse, ajo është e përkushtuar ndaj jetës familjare. “Fëmijës tim i gatuaj vetë”, tha Linda, duke theksuar se jeta e saj është shumë më e thjeshtë nga sa mund të perceptohet.
“Njerëzit nuk e lidhin dot këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm”, përfundoi ajo, duke shpalosur për publikun një anë të panjohur më parë të jetës së saj, përtej protokollit dhe opinionit publik.
View this post on Instagram