Në një nga paraqitjet e tij të para pas daljes nga Big Brother VIP, Jozefin Marku ka zgjedhur emisionin “Goza dhe Gra” për të reaguar ndaj akuzave që kanë qarkulluar së fundmi në media dhe rrjetet sociale. I pyetur drejtpërdrejt nga Loredana për një çështje sensitive që lidhet me jetën e tij private, Jozi mohoi kategorikisht çdo akuzë për ushtrim dhune ndaj një ish-partnereje në Zvicër.
Loredana: A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?
Jozi: Patjetër që do ta mohoj. Kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Nëse unë kam bërë një gjë të tillë, le të tregojnë letrat. Unë e njoh veten dhe e di çfarë kam bërë. Kanë hedhur shumë gjëra për mua… Fama nuk është e lehtë. Mund të dalë dikush me prova, por ato nuk janë aspak të vërteta.
Kjo deklaratë vjen pas shumë zhurme në rrjete sociale dhe media rozë, ku u aludua për një të kaluar problematike të tij jashtë Shqipërisë. Jozi duket i vendosur ta mbrojë emrin dhe imazhin e tij nga çdo informacion që ai e konsideron të rremë.