Duket se muzika melodioze dhe stili rock i viteve ’70 që ndezën Mançesterin me zërin e Bruce Sprinsteen do të përsëritet edhe në Tiranë me kantautorin e famshëm, legjendën e muzikës së lehtë italiane, Bobby Solo. Pas turit të tij në Francë e Luksemburg, në kuadër edhe të javës kulturore italiane, më 3 qershor, ai do të vijë të këndojë për herë të parë në Tiranë së bashku me kantautorin e famshëm italo-zviceran, Marco Zappa.
Bobby Solo është i njohur për zërin e tij të veçantë dhe stilin që shpesh është krahasuar me atë të Elvis Presley-t, duke fituar edhe nofkën “Elvisi italian”. Karriera e tij mori hov në vitin 1964, kur fitoi Festivalin e Sanremos me këngën e famshme "Una lacrima sul viso" ("Një lot në fytyrë"), e cila u bë një hit ndërkombëtar dhe një nga këngët më të dashura të muzikës italiane. Kjo këngë u shit në miliona kopje dhe e ngriti Bobby-n në majat e skenës muzikore.
Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë pjesë disa herë në Festivalin e Sanremos dhe në kompeticione të tjera prestigjioze, duke u bërë një ikonë e muzikës pop dhe rock italiane. Stili i tij përfshin elemente të rock 'n' roll, baladës romantike dhe muzikës melodike italiane. Në një intervistë dhënë qendrës « Shqipëriaë Europiane », organizueses së këtij eventi, ai thotë se mezi pret të vijë në Tiranë që të këndojë këngët e njohura të tij, « Una lacrima sul viso », « Zingara », dhe rock ‘n’ roll, country, bluz. Marco Zappa që do të ndajë skenën me Bobby Solon thotë se është rritur me muzikën e këtij kantautori legjendar dhe ai është i lidhur me Shqipërinë sepse edhe gruaja e tij Elena është shqiptare. Ai do të këndojë këngë që lidhen me vendin tonë, por edhe këngë të tija me një stil të lartë. I njohur edhe si ndjekës i BITELLSAVE, ai do këndojë edhe mjaft këngë të tyre.
Koncerti do të zhvillohet në datën 3 Qershor, ora 21:00 në Pallatin e Kongreseve. dhe do të jetë i ndarë në 2 pjesë- Pjesa e parë nga Marco Zappa dhe pjesa e dytë Bobby Solo dhe grupi.
Një mbrëmje legjendare në Tiranë!
Dy emra ikonë të muzikës europiane, Bobby Solo & Marco Zappa, vijnë për herë të parë në Tiranë për një koncert ekskluziv që bashkon emocionin e muzikës live me historinë e artit ndërkombëtar!
Bobby Solo, “Elvisi i Italisë”, sjell në skenë hite që kanë shënuar breza:
• Una lacrima sul viso
• Zingara
• Se piangi, se ridi
Marco Zappa, një nga figurat më të njohura të muzikës zvicerane, do të ngjallë emocion me tinguj që përziejnë pop, folk dhe frymëzime nga The Beatles.
Data: 3 qershor 2025
Ora: 21:00
Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë
Biletat:
• Online në: www.myticket.al
• Fizikisht në të gjitha pikat e Western Union
Mos e humb këtë ngjarje unike që sjell klasin dhe emocionin e vërtetë muzikor në zemër të Tiranës!
Ky është një takim i rrallë me Bobby Solon, ikonën që ka formësuar breza të tërë me zërin, fjalën dhe mesazhin e tij. Artistë që kanë ruajtur origjinalitetin dhe fuqinë e muzikës së vërtetë në një botë që ndryshon çdo ditë. Një thirrje për të gjithë ata që janë rritur me muzikën e tyre dhe ju të rinj: Është koha të riktheheni aty ku gjithçka filloi – te tingujt që formuan kujtimet tuaja, te zërat që mbushën jetën tuaj me emocion.
Mos e humbisni këtë ngjarje unike. Festoni artin, nostalgjinë dhe shpirtin e një brezi që ende ka shumë për të dhënë!