Stilistja dhe modelja me origjinë daneze, Veneda Carter, ka zbuluar zyrtarisht bashkëpunimin e saj të parë me gjigantin sportiv Nike, duke sjellë një pamje të freskët dhe të guximshme për modelin e ri Air Max Muse. Koleksioni pritet të lançohet në vjeshtën e vitit 2025, me një çmim prej $170.
Sneaker-i vjen në dy kombinime ngjyrash. Varianti i parë përfshin ngjyrat White, Hyper Pink, Cargo Khaki, Velvet Brown dhe Metallic Silver, duke reflektuar stilin e sofistikuar të Carter. Detaje si majat e lidhëseve me aksesorë të artë dhe varëse Swoosh me teksturë të veçantë janë frymëzuar nga koleksioni i saj i bizhuterive “Gem Stone”.
Përveç atleteve, Carter ka prezantuar edhe një çantë sportive Nike, që pritet të jetë pjesë e të njëjtit koleksion.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për Carter në botën e dizajnit sportiv.