Lim Hoti dhe Alba Pollozhani vendosën të lënë garën e 'Ferma VIP' për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë shtëpisë, duke nisur bashkëjetesën në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por realiteti jashtë kamerave duket se nuk është aq rozë sa pritej…
Teksa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Luana Vjollcës, një situatë aspak e zakontë po ndodhte në shtëpinë që ajo ndan me partnerin. Limi, i cili ndodhej në banesë, postoi në Instastory një video që shkaktoi reagime të menjëhershme: në të shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me nënkuptime të forta seksuale.
Postimi u fshi shumë shpejt, por jo pa u parë dhe ndarë masivisht në rrjete sociale. Lajmi i videos i mbërriti edhe Albës në kohë reale teksa ajo ishte ende në transmetim të drejtpërdrejtë.
Sapo u informua për situatën, Alba reagoi pa asnjë hezitim: sipas burimeve, ajo i dërgoi menjëherë një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej nga shtëpia e Limi-t menjëherë. Mesazhi i saj përmbante një paralajmërim të qartë:
“Nëse nuk ikën, do ketë tërmet!”
Alba u largua nga studioja e emisionit dhe u nis drejt shtëpisë.
A ishte kjo një tradhti, një lojë, apo një inskenim për vëmendje? Këto janë pyetjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa ndjekësit presin një deklaratë nga vetë çifti.