Në një intervistë të fundit në emisionin “Ndryshe”, Kiara Tito ka ndarë me publikun disa lajme të reja për jetën dhe karrierën e saj.
Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë një projekt krejtësisht të ri dhe personal – një film në bashkëpunim me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them,” u shpreh Kiara, duke shtuar se projektin e kishin përmendur më parë me pak fjalë në rrjetet sociale, por vetëm tani kanë nisur konkretisht përgatitjet.
Ajo tregoi se edhe pse filmi kërkon kohë dhe përkushtim për t’u realizuar, ideja e tij është shumë e dashur për të dy dhe se do të angazhohen për ta sjellë sa më shpejt tek publiku.
Kur u pyet nëse do të jetë një komedi apo një histori dashurie, Kiara u përgjigj:
“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri.”
Çifti, tashmë prindër të vajzës së tyre Luna Mari, duket se po zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushën artistike, duke e kthyer historinë e tyre të dashurisë në një projekt kinematografik që pritet të zgjojë shumë interes.