A e keni menduar ndonjëherë një iPod si varëse? Në kohën kur teknologjia ecën me ritme marramendëse, ka diçka magjepsëse në kthimin pas – sidomos kur rikthimi bëhet me stil. RACER, një brand që luan me nostalgjinë, ka sjellë një ide sa të çuditshme aq edhe gjeniale: iPod-i si aksesor mode. Një kombinim mes kujtimeve të hershme muzikore dhe estetikës urbane moderne.