Dy ish-banorët e edicionit të katërt të "Big Brother VIP", Rizarta dhe Shkëlzeni, kanë reaguar për herë të parë ndaj zërave që i lidhin në një marrëdhënie dashurie. Aktualisht, ata ndodhen në një resort së bashku me disa ish-banorë të tjerë, për xhirimet e emisionit "Pushime on Top", që pritet të transmetohet së shpejti në Top Channel.
Gjatë një lidhjeje live me emisionin "Pardon my French", moderatorja Jonida Alickolli ngacmoi Shkëlzenin dhe Rizartën lidhur me thashethemet për një lidhje mes tyre. Në përgjigje, Shkëlzeni deklaroi:
"Lajmet kanë dalë, por janë false. Ka qenë ish-e preferuar, ne e kemi lënë Big-un atje. Tani e preferuar e gjithë resortit është Lei."
Rizarta ndërhyri duke theksuar:
"Jemi vetëm miq."
Më tej, Shkëlzeni shtoi se është në një lidhje serioze, por partnerja e tij nuk ndodhet në resort. Rizarta, nga ana tjetër, komentoi mbi thashethemet që e lidhin me persona të ndryshëm, duke thënë:
"Mua më kanë lidhur me 1 mijë veta, mjafton të shikojnë një foto timen me një djalë dhe direkt më lidhin."
Ajo gjithashtu tregoi për një buqetë me lule që mori gjatë qëndrimit në resort, për të cilën u mendua se ishte nga Shkëlzeni, por në fakt ishte nga një person anonim.
Ky reagim i dy ish-banorëve vjen pas spekulimeve të shumta në media dhe rrjetet sociale për një lidhje të mundshme mes tyre.