Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Zhaklin Lekatari diskutoi për mënyrën se si Gjenerata Z përjeton dashurinë, duke e krahasuar me lidhjen mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Gjestit dhe Eglit.

Sipas Lekatarit, lidhja mes Gjestit dhe Eglit është një shembull tipik i marrëdhënieve të kësaj gjenerate:

Mendoj që lidhja Gjesti-Egli është tipike e dy njerëzve që duhen, por ka toksicitet mes tyre, pastaj largohen nga njëri-tjetri, por pastaj kanë nevojë për atë toksicitetin sepse ai toksiciteti e ushqen marrëdhënien e tyre dhe është emëruesi i përbashkët. Pastaj mërziten me njëri-tjetrin, pastaj ofendohen me njëri-tjetrin, por kalojnë disa ditë dhe u mungon njëri-tjetri dhe bëhen prapë bashkë.”

Ajo shtoi se marrëdhëniet në këtë brez janë më të hapura dhe shpesh pa etiketime të qarta:

“Pra është një marrëdhënie pa kufij, është një marrëdhënie pa etiketime, janë marrëdhënie më të hapura. Pra, nëse në të kaluarën ne ishim bashkë me njëri-tjetrin derisa vdekja të na ndante, sot ka dhe lidhje të hapura. Pra, jemi bashkë por dhe s’jemi bashkë.”