Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, aktori Laert Vasili, ka prekur thellë zemrat e publikut me një rrëfim të ndjerë në emisionin “E Diell”, ku foli për marrëdhënien e vështirë me të atin dhe boshllëkun që ende e shoqëron.

“Do doja të kisha folur shumë më tepër me të! Më kanë ikur shumë vite, po t’i mbledhësh në total, që nuk flisnim, përplaseshim dhe nuk flisnim. Më ka ngelur një peng i madh: iku pa e bërë gjysh,” – u shpreh ai.

Laerti tha se ka 7 vite pa e takuar motrën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk shkon atje sepse ‘ka frikë mos nuk kthehet më’.

“Elen e kam rritur, kur lindi ajo unë isha 7 vjeç. E kam rritur motrën, më merr shumë shpesh malli për të. Kemi jetuar për 20 vite në Athinë bashkë. Është make up artiste në Amerikë, është e martuar me amerikan me origjinë greke. Unë nuk kam shkuar në Amerikë, kam frikë se nuk kthehem. Kam 7 vite pa e parë motrën. Edhe pse kanë kaluar shumë vite pa e parë, e dua shumë”, rrëfeu ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.