Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje dhe debat ishte ajo mes Joz Markut dhe Loredana Bratit. E nisi si një flirt televiziv mes tensioneve, pëlqimeve dhe përplasjeve, por pas daljes nga formati, të dy lanë të kuptohej se do t’i jepnin vetes një shans për të parë se çfarë kishte mbetur pas kamerave dhe dritave të shtëpisë më të famshme në vend.
“Po i japim kohë njëri-tjetrit”, u shprehën të dy, duke lënë derën hapur për një histori që ende s’kishte përfunduar.
Por, siç ndodh shpesh në botën e rrjeteve sociale, ndonjëherë një klikim ka më shumë domethënie sesa një deklaratë publike. Së fundmi, fansat më të vëmendshëm kanë vënë re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram. Ky veprim ka ndezur alarmin për një krisje serioze në raportin e tyre.
Ndërkohë, Loredana nuk ka reaguar dhe vazhdon ta ndjekë Jozin në rrjetet sociale, çka e bën këtë situatë edhe më enigmatike. Çfarë ka ndodhur mes tyre? A është ky një sinjal i ftohjes përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv nga ana e Jozit?
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë koment publik.