Së fundmi, Xheraldina Vula u ul përballë kamerave, jo si gazetare, siç jemi mësuar ta shohim për dekada, por si nënë. Dhe jo si çdo nënë, por si ajo që ka përjetuar nga afër një nga ndarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar: fundin e marrëdhënies mes djalit të saj, Ledri Vulës, dhe Sarës.

Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Xheraldina foli për ndarjen e të birit.

“Ne u befasuam. Ishin një çift fantastik,” tha ajo.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë aq mirë. Por të rinjtë nuk na pyesin.”

Ajo tregoi se marrëdhëniet me Sarën vazhdojnë të jenë të shëndetshme, madje edhe plot dashuri. “Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt sepse e kam mbesën. Ndarja e tyre është ndarja e tyre, jo e jona me Sarën,” shpjegoi ajo.

Ndërkohë, në sfondin mediatik, emri i Ledrit vazhdon të lidhet me personazhe të tjerë, më së fundmi me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar. Ndoshta sepse jeta e artistëve është gjithnjë një përzierje e realitetit me skenarin. Dhe ndonjëherë, siç e thotë vetë Ledri në një intervistë në “E Diell”:

“Ndodhin senet… Jeta. Me rëndësi është si e vazhdon.”