Një nga personazhet më të ndjekur dhe më aktive në rrjetet sociale, Dea Michele, ka bërë sërish bujë në mediat online, këtë herë jo për ndonjë deklaratë apo projekt të ri, por për një postim intrigues që ka ndezur menjëherë dyshimet për një lidhje të re romantike.
Në një video të publikuar nga koncerti i Keinemusik i mbajtur së fundmi në Tiranë, Dea shfaqet e buzëqeshur, duke kërcyer dhe shijuar atmosferën, por vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një moment i veçantë: pamjet ku ajo shfaqet në afërsi të ngushtë me një djalë të panjohur për publikun. Në video, Dea dhe djali në fjalë shihen duke u përqafuar dhe duke ndarë një moment të ngrohtë, që për shumë fansa lë pak vend për interpretime miqësore.
Ajo që e ka thelluar më tej misterin është fakti që Dea ka zgjedhur të mos e etiketojë personin në fjalë, duke ruajtur privatësinë dhe duke mos dhënë asnjë informacion shtesë për identitetin apo marrëdhënien e tyre.
Deri tani, Michele nuk ka bërë asnjë reagim publik apo sqarim, duke i lënë ndjekësit në pritje dhe rrjetet sociale të ziejnë nga teoritë dhe spekulimet.
View this post on Instagram