Neda Balluku ka ndezur një debat në rrjetet sociale, pas një reagimi kritik mbi fenomenin gjithnjë e më të përhapur në shoqërinë shqiptare: prindërit e rinj që ua besojnë kujdesin për fëmijët gjyshërve.
Nga një video e postuar në rrjetet sociale, e regjistruar në Parkun e Liqenit të Tiranës, Balluku theksoi me ton të drejtpërdrejtë shqetësimin për një realitet që ajo e përshkroi si “shfrytëzim të brezit të tretë”, duke vënë në qendër të diskutimit atë që ajo e quan padrejtësi sociale dhe njerëzore ndaj të moshuarve.
“E gjithë jeta njeriut ndahet në dy pjesë. Vitet që lufton e përpiqesh dhe pastaj janë vitet që ti korr dhe merr frytet e gjithçkaje që je përpjekur dhe ke luftuar. E nuk mund të jetë pjesa e dytë e jetës tënde vazhdimi i shërbimit të të tjerëve. T’u shërbesh kalamajve, nipërve dhe mbesave. Vitet e pensionit, vitet e pas 55-60 janë vite që njeriu duhet t’i ketë ekskluzivisht vetëm për veten e vet. Të shijojë atë që ka luftuar gjithë jetën dhe ju i detyroni të durojnë edhe qurravecët që ne sjellim në jetë, t’i mbajnë aty. T’i mbajmë peng deri në fund prindërit që të mos vdesin pa u dalë shpirti. Është e tmerrshme”, – shprehet Neda.
Ajo i kujton brezit të ri se prindërit e tyre, tashmë gjyshër, kanë sakrifikuar mjaft për t’i rritur ata dhe nuk është aspak humane që në moshën e pleqërisë, në vend që të gëzojnë qetësinë dhe jetën, të detyrohen të rifillojnë ciklin e lodhshëm të prindërimit, këtë herë si dado pa pagesë.
Në një tjetër pjesë të mesazhit të saj, Neda thellon analizën duke e lidhur me një perspektivë më filozofike të jetës:
“Jeta ndahet në dy pjesë: ajo që lufton për të ndërtuar, dhe ajo që korr frytet. Pensioni nuk duhet të jetë një dënim i dytë. Mos i mbani prindërit peng deri sa të mos kenë më frymë.”
Reagimi i saj ka gjetur jehonë të madhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit janë ndarë në dy kampe: disa e kanë përkrahur, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar qëndrimin e saj si tejet kritik dhe jo realist, duke theksuar se në shumë raste prindërit ofrojnë ndihmën me dashuri dhe dëshirë.
Balluku, megjithatë, e mbyll mesazhin e saj me një reflektim të balancuar, duke theksuar se “të gjithë i duam fëmijët tanë sepse janë bekim”, por gjithashtu nënvizon një realitet të vështirë të brezit të ri:
View this post on Instagram