Nga një park i gjelbër në zemër të Tiranës nisi një debat që përfshiu me shpejtësi gjithë rrjetin: kush i rrit fëmijët në Shqipëri? A është e drejtë që gjyshërit të mbajnë peshën e brezit të ri, apo janë prindërit e rinj viktima të një sistemi që nuk ofron asnjë përkrahje?

Neda Balluku ndezi “fitilin” me një video të shkurtër, të publikuar nga Parku i Liqenit. Ajo bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim nga prindërit e rinj që, sipas saj, po ia hedhin barrën e prindërimit brezit të mëparshëm:

“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën?” – ishte mesazhi që u përhap menjëherë në rrjete sociale, duke ndezur komente të zjarrta pro dhe kundër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZoneVip (@zonevipal)

Mes qindra reagimeve, u veçua ai Sonila Meços, e cila solli një tjetër këndvështrim, atë të një nëne që e ka përjetuar në kurriz mungesën e mbështetjes institucionale. Në një reagim të gjatë, Meço ndau përvojën e saj si gazetare e re, që punonte pa orar dhe u mbështet te gjyshërit si i vetmi “sistem funksional” që kishte:

“Fëmija është një pasuri publike, por rritja e tij është lënë si një ‘ndëshkim’ privat” – shkruan ajo.

Meço nuk mohon lodhjen e gjyshërve, përkundrazi, e pranon si një barrë që s’ua takon. Por ajo ngre një shqetësim më të thellë, mungesën e politikave sociale, mbipopullimin e çerdheve publike, mungesën e dado-ve të përballueshme dhe pamundësinë ekonomike për të zgjedhur ndryshe:

“Shteti s’ofron kujdes real për fëmijët. Çerdhet janë të mbushura, kopshtet private të papërballueshme. Mungon përkrahja për familjen si njësi e shëndetshme sociale.”