Nga të gjithë fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, tashmë 19 vjeç, është më e tërhequra dhe ajo që vuan më shumë nga fama. Këtë e ka pohuar vetë nëna e saj, Angelina, në një intervistë disa muaj më parë me Jimmy Fallon.

Megjithatë sot, ajo përdor një emër artistik, Shi, dhe ka nisur të shijojë rolin e koreografes. Vajza e tretë e Jolie dhe Pitt shfaqi talentin e saj në Silver Lake, gjatë lançimit të koleksionit kapsulë të Net-A-Porter në bashkëpunim me Isabel Marant. Balerinët Keoni Rose dhe Tako Suzuki performuan në skenë për të shoqëruar këngëtaren Luella, e cila interpretoi live singëllin e saj të ri, Naïve.

Pra, po hapet një kapitull i ri profesional për të, pas një kapitulli privat mjaft të dhimbshëm. Në moshën 18-vjeçare, Shiloh mori një vendim radikal që nuk kishte lidhje me botën e showbiz-it: hoqi mbiemrin e të atit, Pitt, pas divorcit të vështirë të prindërve të saj. Që prej vitit 2014, ajo nuk është parë më në publik me Brad Pitt.

Vajza e parë biologjike e Angelina-s dhe Brad-it, e lindur në vitin 2006, tani njihet me emrin e plotë Shiloh Nouvel Jolie.

Gëzimi i saj më i madh sot është kërcimi, por larg dritave të Hollywood-it, sepse punon pas skenës.

Ndërkohë, Brad Pitt ka komentuar shkurtimisht divorcin e finalizuar në dhjetor 2024 (pas ndarjes në 2016). Edhe pse ndarja ishte e traumatike, me akuza të ndërsjella për dhunë në familje, ai i tha GQ: “Nuk mendoj se ishte aq serioze, ishte thjesht një çështje që u trajtua ligjërisht.”

Për Shiloh dihet pak, por angazhimi i saj humanitar është i dukshëm, siç u tregua edhe nga ndihmat që ajo dhe familja e saj ofruan për të zhvendosurit gjatë zjarreve të mëdha në Los Anxhelos.