Që nga momenti kur Pharrell Williams mori drejtimin kreativ të linjës për meshkuj te Louis Vuitton, pritshmëritë kanë qenë të larta dhe ai nuk ka zhgënjyer asnjëherë. Koleksioni i ri për sezonin Fall/Winter 2025 është edhe një herë dëshmi e shijes së tij të guximshme dhe vizionit të rafinuar.
Por le ta themi troç: çantat janë ylli i shfaqjes. Me forma inovative, tekstura luksoze dhe ngjyra që kombinojnë trashëgiminë e Louis Vuitton me energjinë bashkëkohore të Pharrell-it.