Dikur gjithçka kishte të bënte me ushqimin. Pastaj me ambientin. Tani? Është radha e pasqyrës së banjos.

Në restorante, kafene e bare, trendi është i qartë: pasqyrat e banjove janë kthyer në sfondin më të preferuar për selfie. Me drita neoni, ndriçim kinematik, reflektime lozonjare dhe dizajne të personalizuara  pasqyrat nuk janë më vetëm për të rregulluar flokët, por për të krijuar momente të postueshme.

Selfiet në banjo po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjete sociale. Ndërsa tavolina mund të mbajë një foto ushqimi, është pasqyra e banjos ajo që po mbledh më shumë pëlqime. Pse? Sepse është personale, argëtuese dhe krejt natyrshëm “cool”. Një mënyrë e shpejtë për të treguar veshjen, vendin dhe atmosferën e mbrëmjes të gjitha në një kuadër të vetëm.

Restorantet e kanë kuptuar lojën. Dizajnerët po i trajtojnë banjot si instalacione arti një zgjatim i identitetit të lokalit, i krijuar për të bërë fotografi. Qoftë një pasqyrë vintage me kornizë ari apo një mur minimalist me ndriçim LED, qëllimi është i njëjtë: të ndalesh, të pozosh dhe të postosh.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Explore (@classexplore_)