Romeo Beckham duket se po ecën përpara me jetën.

Vetëm pak ditë pasi modelja Kim Turnbull konfirmoi ndarjen nga Romeo pas shtatë muajsh lidhje, ai është parë në Paris në shoqërinë e modeles Caroline Daur.

Sipas fotove të siguruara nga TMZ, Romeo (22 vjeç) dhe Caroline (30 vjeç) u panë duke dalë nga një festë në Hotel Costes, më 7 qershor, dhe më pas hipën në të njëjtën makinë.

Lidhja e përfunduar me Kim Turnbull vjen vetëm pak javë pasi ajo mori pjesë me Romeon në ditëlindjen e David Beckham.
Kim dhe Romeo ishin bashkë në festën e 50-vjetorit të David Beckham më 3 maj, ku ishin gjithashtu e ëma, Victoria Beckham, dhe motra e vëllai i Romeos: Cruz Beckham dhe Harper Beckham. Por në këtë event mungonin Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz Beckham, çka ngriti edhe më shumë dyshimet për një krisje në marrëdhëniet mes vëllezërve.

Sipas burimeve të E! News, Brooklyn dhe Nicola, të cilët u martuan në vitin 2022, kanë angazhuar një firmë ligjore për të përballuar situatën me familjen.

“Nuk është për menaxhim imazhi, por për të vendosur të vërtetën dhe për të ndaluar përhapjen e keqinformimit,” – tha një burim i afërt për E! News më 2 qershor.
“Ironikisht, raportimet e pasakta vërtetojnë pse është e nevojshme të përfshihen avokatët – për të mbrojtur të vërtetën.”
Zërat për tensione në familje u shtuan pasi u zbuluan detaje nga dasma e Brooklyn dhe Nicola.