Në një moment historik për një prej figurave më të dashura të sportit dhe kulturës britanike, David Beckham është gati të nderohet me titullin “Sir” si pjesë e listës së nderimeve për ditëlindjen e Mbretit Charles këtë të premte. Por ndërsa publiku feston me të, duket se nuk ndodh e njëjta gjë brenda familjes Beckham, ku përçarjet janë më të thella se kurrë më parë.

Sipas burimeve për Page Six, Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, nuk ishin të informuar nga familja për nderimin e Davidit, dhe për të mësuar këtë lajm, ata janë bazuar vetëm te media.

Brooklyn është shumë i lumtur për babain e tij, sepse e di sa i rëndësishëm ka qenë ky titull për të. Por nuk ka pasur asnjë komunikim, askush nuk e ka kontaktuar,” – tregon një burim pranë çiftit të ri.

Burime të afërta me çiftin Beckham tregojnë se Brooklyn, 26 vjeç, është larguar emocionalisht nga prindërit, dhe ky distancim lidhet me afërsinë e tij të fortë me familjen e bashkëshortes së tij miliardere, Nicola Peltz, veçanërisht me babain e saj, Nelson Peltz.

Ky krisje nuk është diçka e re. Në muajin maj, çifti zgjodhi të mos marrë pjesë në darkën luksoze për ditëlindjen e 50-të të David Beckham në Londër, me arsyetimin se kishin një provë veshjeje në Nju Jork për Met Gala – një event ku në fund nuk ishin të ftuar.

David Beckham, i cili ka qenë një ikonë jo vetëm në sport, por edhe në fushën humanitare, ka ëndërruar prej vitesh të bëhet “Sir”. Ai u propozua për herë të parë për titullin në vitin 2011, pas angazhimit në fushatën për Lojërat Olimpike të Londrës 2012. Por përfshirja e tij në një hetim për shmangie taksash vonoi gjithçka, edhe pse më pas u shpall i pafajshëm dhe kompania “Ingenious” fitoi ndaj HMRC në vitin 2021.