Asgjë nuk i shpëton syrit të ndjekësve të Hailey Bieber.
Modelja 28-vjeçare u bë objekt diskutimi në rrjet këtë fundjavë, pasi bëri një ndryshim të papritur në përshkrimin e fundit të postimit të saj në Instagram dhe fansat nuk e lanë pa vënë re.
Fillimisht, Hailey publikoi një seri fotosh me bikini me përshkrimin:
“Lemon drop martinis dhe terapi gjithë verën.”
Por pak më vonë, përshkrimi u modifikua duke u kthyer në:
“Lemon drop martinis gjithë verën.” – duke hequr fjalën “terapi”.
Ndryshimi shkaktoi menjëherë reagime. Komentuesit vunë re modifikimin dhe nisën të pyesin publikisht:
“Pse e fshive pjesën e terapisë, shoqe?”
“Shumë vonë për ta ndryshuar, tashmë ka dalë screenshot-i,” shkroi një tjetër.
Postimi i Hailey erdhi në një kohë kur bashkëshorti i saj, Justin Bieber, vazhdon të ngjallë shqetësim me sjelljen e tij në rrjete sociale. Këngëtari 31-vjeçar, i cili nuk shfaqet në postimin e fundit të bashkëshortes, publikoi disa selfie që shumë fansa i konsideruan si “sinjale të shqetësimit të thellë emocional.” Në një tjetër postim, ai shkruante në mënyrë enigmatike për “marrëdhënie transaksionale”.
Çifti është përballur kohët e fundit me thashetheme për një krisje martesore, sidomos pas mungesës së Justin në disa ngjarje publike krahas Hailey, si dhe mungesës së ndërsjelltë në postimet respektive.