Zyrtarisht, Stefano De Martino është beqar prej kohësh. Por thashethemet për jetën e tij sentimentale nuk reshtin kurrë. Çdo javë emri i tij lidhet me ndonjë vajzë të re: fillimisht përflitej për një lidhje me influenceren Angela Nasti, më pas u fotografua në një varkë në Sardenjë me Caroline Tronelli. E tani, një video në TikTok ka ringjallur interesin rreth tij: prezantuesi i emisionit Affari Tuoi është shfaqur në koncertin e Dua Lipës në Milano duke u mbajtur për dore me stilisten Gilda Ambrosio, shoqja e vjetër me të cilën thuhej se kishte pasur një flirt vite më parë.
Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet. Vetëm në majin e kaluar, Stefano dhe Gilda u fotografuan duke shijuar një fundjavë në bregdetin e Amalfit, mes përqafimesh dhe çasteve të relaksit në shoqërinë e disa miqve. Më herët, një video që qarkulloi në rrjet tregonte Stefano-n në plazh me djalin e tij Santiago (fëmija që ka me ish-bashkëshorten Belen Rodriguez) dhe një grua me flokë të gjata ngjyrë kafe, identiteti i së cilës nuk u konfirmua, por ndjekësit ishin të bindur se ishte Gilda Ambrosio.
Që në vitin 2018, vetë Stefano kishte pranuar se stilistja zinte një vend të veçantë në jetën e tij:
“Nuk kam qenë kurrë vërtet i fejuar. Kam një marrëdhënie speciale me të. Kemi një afinitet të jashtëzakonshëm. Unë i shmangem dashurisë sepse kam frikë nga lidhjet,” kishte deklaruar atëherë.
View this post on Instagram
Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare. Dhe sipas fjalëve të vetë Stefano-s, nuk pritet të bëhet shpejt. Në një intervistë për Vanity Fair në dhjetor të kaluar, ai kishte folur pa doreza për beqarinë e tij dhe marrëdhëniet e shkurtra:
“Nuk ka askënd. Ose më mirë: asnjë nuk ka rezistuar gjatë. Sipas meje, pas 5-6 muajsh mund ta mendosh ta prezantosh një person tek motra ose te miqtë e ngushtë. Pas një viti mund ta njohësh edhe me djalin. Por asnjëherë s’jemi mbërritur deri aty.”
Ndërkohë, publiku vazhdon të pyesë: a është Gilda Ambrosio thjesht një mike, apo po rilind një histori dashurie e vjetër?