A është në rrezik një nga çiftet më të famshëm të Hollywood-it? Sipas burimeve për Page Six, Katy Perry dhe Orlando Bloom po kalojnë një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tyre dhe ndarja mund të jetë më pranë se kurrë.

“Ka marrë fund,” – tha një burim për median amerikane. “Ata po presin që të mbarojë turneu i Katy-t për ta zyrtarizuar ndarjen.”

Këngëtarja e hitit 'Firework' është aktualisht në mesin e turit të saj “Lifetimes”, që nisi më 23 prill dhe zgjat deri më 7 dhjetor. Ajo dhe aktori i “Pirates of the Caribbean” janë të fejuar që prej Ditës së Shën Valentinit në vitin 2019 dhe janë prindër të vajzës së tyre, Daisy Dove, e lindur më 26 gusht 2020.

Sipas burimeve të People, mënyra si u prit albumi i saj më itë fundit “143” ka shkaktuar tensione mes çiftit.

“Katy ishte e zhgënjyer dhe shumë e stresuar pas mënyrës si u prit albumi,” – tha një burim.
“Orlando u tregua i mirëkuptueshëm, por tensioni ishte i pashmangshëm.” Disa komente negative për turin e saj duket se kanë shtuar stresin, ndërsa Bloom është parë muajin e kaluar duke kaluar kohë në Miami, larg partneres së tij.

Katy dhe Orlando janë ndarë edhe më parë, në vitin 2017, por janë ribashkuar më vonë. Në një intervistë në “Call Her Daddy” në vitin 2024, Katy foli hapur për atë periudhë:

“Nuk ishim të sinkronizuar që në fillim. Ai sapo kishte kaluar një periudhë të keqe, ndërsa unë isha sapo ndarë. Kisha nevojë për kohë për veten.”
Megjithatë, ajo shtoi se marrëdhënia e tyre është plot pasion dhe sinqeritet, edhe në debatet që ndodhin mes tyre:

“Kur zihemi, zihemi shpejt dhe fort… por gjithashtu pajtohemi shpejt. Themi, ‘Ok, të dua. Le të ecim përpara.’”

Çifti ka folur shpesh për rëndësinë e terapisë në marrëdhënien e tyre. Orlando, në një intervistë për Flaunt në vitin 2023, rrëfeu hapur:

Jemi në dy botë të ndryshme kur vjen puna te puna jonë. Ndonjëherë është shumë, shumë e vështirë, por jemi të vetëdijshëm për fatin që kemi pasur që u njohëm në kohën e duhur.”

Përkundër zërave për ndarje, Orlando dhe vajza e tyre ishin të pranishëm në momentin historik të Katy-t: udhëtimin e saj në hapësirë me Blue Origin, ku këngëtarja emocionoi të gjithë me një përqafim tokës pas uljes.

A është kjo periudhë e vështirë thjesht një kapitull kalimtar apo fundi i një historie dashurie që u bë simbol i dy botëve të ndryshme që takohen? Pavarësisht gjithçkaje, duket se të dy janë duke reflektuar thellë për rrugën që i pret përpara.