Një tjetër furtunë duket se po godet familjen Beckham. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, thuhet se ka kërkuar të mos ketë më kontakte me familjen e tij të famshme, duke mos u përgjigjur më as mesazheve të prindërve dhe vëllezërve të tij.

Sipas 'Page Six', ky “bllokim” nga ana e Brooklyn ka ndodhur në një moment mjaft simbolik për familjen, kur babai i tij, legjenda e futbollit David Beckham, pritet të marrë titullin "Sir" nga Mbreti Charles.

“Brooklyn ishte shumë i lumtur për këtë nder që babai i tij më në fund po merr, por ai e mësoi lajmin nga mediat, askush nuk e kishte informuar personalisht,” – tregoi një burim i afërt.

Brooklyn, i cili jeton në Los Angeles me bashkëshorten Nicola Peltz, nuk ka marrë pjesë në asnjërën nga festimet e ditëlindjes së 50-të të David Beckham. Arsyeja? Ai nuk donte të ishte në të njëjtin ambient me të dashurën e atëhershme të vëllait të tij, Romeo Beckham, modelen dhe DJ-n Kim Turnbull, me të cilën Brooklyn kishte pasur më parë një “situatë të ndërlikuar”.

Ai është bërë shumë më i afërt me familjen e Nicolas, veçanërisht me prindërit e saj miliarderë, Nelson dhe Claudia Peltz,” – shkruan Page Six.

Edhe pse Victoria ishte parë duke mbështetur nusen e saj në premierën e filmit “Lola” në shkurt 2024, raportet thonë se sot as ajo dhe as Brooklyn nuk janë më në kontakt.

Heshtje edhe ndaj motrës dhe vëllait më të vogël?
Sipas burimeve të tjera, ndonëse ka mosmarrëveshje me prindërit dhe me Romeon, nuk ka asnjë arsye që Brooklyn të mos flasë me vëllain e vogël, Cruz (20 vjeç), apo me motrën e tij Harper (13 vjeçe). Por, për momentin, as ata nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me të.

Nga ana tjetër, përfaqësues të afërt me Brooklyn mohojnë që ai të ketë kërkuar një shkëputje të tillë totale:

“Vëmendja duhet të jetë te nderimi i David Beckham dhe jo te spekulimet rreth marrëdhënieve familjare,” – thanë ata për Page Six.

Në mungesë të Brooklyn, ishte Romeo ai që mbajti fjalimin familjar në darkën e ditëlindjes së David Beckham, duke marrë simbolikisht rolin e "djalit të madh". Ndërkohë, ai është tashmë i ndarë nga Kim Turnbull dhe është parë në shoqëri të influenceres Caroline Daur në Paris.

Çfarë po ndodh vërtet me familjen Beckham?