Justin Bieber u është kthyer me një koment thumbues atyre që shprehin shqetësim për gjendjen e tij emocionale dhe fizike.

Më 21 maj, një faqe memesh në Instagram publikoi një screenshot të një bisede ku një person i quajtur “gjyshi” shkruante: “Jam i shqetësuar për Justin Beber" dhe një ditë më vonë shtonte: “Ka shumë zemërthyerje në jetën e Justin-it”.

Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Gjyshi mendoi për këtë për 24 orë”, dhe menjëherë u bë viral. Por duket se vetë Justin nuk e mori me sportivitet: ai komentoi thjesht – “Shqetësohuni për veten, gjyshër.”

Kjo vjen pas një sërë postimesh të çuditshme nga Bieber në rrjetet sociale. Ditët e fundit, ai postoi disa selfie para pasqyre me shprehje të çrregullta në fytyrë dhe shkroi:

“Mund të tregosh të metat e mia, ose të pranosh ato që ke vetë.”
Një ditë më pas, publikoi dy foto të turbullta bardhë e zi, të shoqëruara me një tjetër mesazh:

“Jam lodhur nga marrëdhëniet e kushtëzuara. Nëse duhet të bëj diçka që të më duash… atëherë s’është dashuri.”

Bieber ka nxitur shqetësime që prej shkurtit, kur u pa duke u sjellë në mënyrë të pazakontë në një event të bashkëshortes Hailey për markën e saj “Rhode”. Megjithëse përfaqësuesit e tij mohuan çdo përdorim të drogës, Justin vazhdon të ndajë foto ku konsumon marihuanë.