Kanye West nuk ka më të njëjtin emër. Madje, as “Ye”!

Reperi e famshëm për këngët, skandalet dhe ndryshimet e papritura, ka ndryshuar për herë të dytë emrin e tij ligjor dhe tani do quhet “Ye Ye”.

Sipas dokumenteve të reja të regjistruara në Kaliforni nga CFO-ja i tij, Hussain Lalani, emri i ri është zyrtarizuar në të gjitha bizneset e tij, përfshirë kompanitë Yeezy Apparel, Yeezy Record Label dhe “Getting Out Our Dreams Inc.”, ku figuron me titullin “menaxher ose anëtar”.

Në 2021, reperi njoftoi se do njihej vetëm si Ye, emër që e kishte përdorur edhe për albumin e vitit 2018.
Por këtë muaj, ai u shpreh në X:

“Do të ndal përdorimin e @kanyewest, sepse quhem Ye. Do hap një llogari të re si Ye dhe kjo është e gjitha.”
Megjithatë, pa paralajmërim publik, në dokumente zyrtare, ai është tashmë Ye Ye.

Në mars 2024, shefi i stafit të Kanye West, Milo Yiannopoulos, u dërgoi platformave muzikore dhe mediave një letër zyrtare, duke kërkuar që ai të mos quhet më “Kanye West”:

“Ye është një nga njerëzit më të njohur në botë, në nivelin e presidentëve dhe papëve,” shkruhet në letër.
Ai e ka quajtur disa herë emrin ‘Kanye West’ si emrin e tij të skllavit.”
Letra theksonte se vendimi për të ndryshuar emrin nuk ishte i lehtë dhe u bë për arsye personale, ligjërisht dhe përgjithmonë.

“Ye Ye” nuk ka folur ende publikisht për ndryshimin, por dokumentet flasin vetë.
Tani për tani, ai nuk ka bërë asnjë postim zyrtar në rrjete sociale për këtë ndryshim, por Page Six konfirmon se emri “Ye Ye” është në të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me perandorinë e tij muzikore dhe të modës.

A është kjo një mënyrë e re për të nisur një epokë të re në jetën e tij? Apo thjesht një tjetër lëvizje për të qëndruar në qendër të vëmendjes? Një gjë është e sigurt: nga sot, quajeni Ye Ye.