Kryebashkiaku i Ersekës dhe aktori i njohur i humorit, Erion Isai, është divorcuar zyrtarisht nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, duke përmbyllur kështu martesën që nisi në vitin 2011.
Sipas dokumentit gjyqësor të bërë publik në disa media kombëtare, në vendim theksohet se mes palëve “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, se ata “jetojnë të ndarë” dhe se “martesa ka humbur kuptimin e saj”.
Çifti ka së bashku dy fëmijë, për të cilët kujdesi pritet të vijojë përmes një marrëveshjeje prindërore jashtë vëmendjes së publikut.
Pavarësisht interesit të madh të publikut dhe mediave, Erion Isai nuk ka reaguar ende publikisht lidhur me ndarjen, ndërsa zërat për një krisje në marrëdhënien e çiftit kanë qarkulluar prej kohësh.
Ky është një moment personal në jetën e një figure publike të dashur për publikun, i cili duket se po zgjedh të ruajë privatësinë dhe të fokusohet në detyrat e tij institucionale dhe prindërore.