Reperi i njohur Getinjo ka festuar sot ditëlindjen e tij të 34-të. Ai ka ndarë me ndjekësit një foto nga një destinacion misterioz, pa zbuluar vendndodhjen e saktë. Ai e ka shoqëruar postimin me një përshkrim të thjeshtë:
“34 ?”
View this post on Instagram
Mes urimeve të shumta nga miq dhe kolegë të tij, më shumë vëmendje mori dedikimi emocional i Mozzik, vëllai i tij më i vogël, i cili zgjodhi të publikojë një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tyre.
“Mu m’ka beku Zoti me qenë vllau yt i vogël, e ty me t’pas vlla t’madh…
500 milion shira i kena kalu bashkë, kurrë pa u lagë…
Sa herë s’t’kom ngu, m’ka dal keq.” – shkruan Mozzik, duke shprehur përmes këtyre fjalëve një lidhje të fortë vëllazërore që i ka rezistuar kohës, famës dhe sfidave.