Nëse ka një fjalë që ndez rrjetin, ajo është: “romancë e re.” Dhe së fundmi, të gjitha shenjat duken se po tregojnë për nisjen e një romance që askush nuk e priste: Sara Hoxha dhe Erik Fullani.

Fillimisht ishin fotot në jug. Ata nuk u shfaqën së bashku, por fotot që ndanë në mediat sociale i tregonin në të njëjtin vend. Fansat nuk humbasin kohë për të bërë “zoom in” dhe “zoom out”, dhe jo më kot: diçka dukej sikur po ziente mes diellit, detit dhe dy personazheve shumë të njohur.

Dhe tani, vetëm pak ditë më vonë, të dy u shfaqën në një tjetër vend të përbashkët, këtë herë në një festën e ditëlindjes së Zeos, djalit të Olta Gixharit. Festa u realizua nga “Class Events” në Tiranë dhe mblodhi një rreth të vogël miqsh. Sara ishte aty, siç pritej, sepse me Oltën ndajnë një miqësj të fortë që lindi në serialin “Në kuadër të dashurisë”. Po Eriku? Ai ishte surpriza e mbrëmjes. Në videon e postuar nga “Class Events” ai shfaqeg në festë krah të fruarve të tjerë ndonëse nuk ka ardhur me Sarën.

Fakti është se ai nuk është parë më parë me këtë rreth. Pra, nuk ka ndonjë miqësi me Oltën a bashkëshortin e saj, me sa dimë. Dhe meqë nuk bëhet fjalë për ndonjë festë të madhe, por për një event të përzgjedhur, prania e tij nuk mund të ishte rastësi. Ose nëse është, është një rastësi shumë romantike.

Për momentin, asnjëri nuk ka reaguar.

A kemi të bëjmë me një miqësi të re? Një flirt veror? Apo një njohje që po rritet ngadalë? Çfarëdo qoftë, diçka po ndodh. Dhe nëse ndodh, sigurisht që ne do të jemi të parët që do t’ju tregojmë.